Monday, November 25, 2024

Teuta dhe Martini, ndahen përsëri. Shkodrani largohet nga drejtimi i durrsakëve

Lexo

Shkodrani Edi Martini nuk është më në drejtimin e ekipit durrsak, Teuta. Rikthimi në krye të bregdetarëve pas tre javëve pushim, pasi më herët kishte kërkuar dorëheqjen në mbyllje të një ndeshje dramatike ndaj Partizanit, të cilën e humbi në kohën shtesë, nuk ka zgjatur shumë.

Kanë qënë vetëm katër javë, të cilat për hirë të së vertetes kanë rezoltuar fatale, pasi në të katërtat Teuta është mundur. E fundit ka qënë kjo e javës së 17-të përballë Laçit, kur edhe pse ishin në avantazh, me golin mjeshtror të Aleksit, durrsakët u mundën 2-4.

Kjo duket se ka ënë arsyeja që mes palëve, trajner-presidencë të ketë edhe një takim tjetër, në përfundim të të cilit është rënë dakord me mirëkuptim që Martini të mos vazhdojë më në krye të stolit durrsak.

Të paktën, kështu janë lajmet e para mediatike që dalin nga kampi durrsak, ndërkohë opinion sportiv mbetet në pritje të një njotimi zyrtar nga ana e KF Teuta.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img