Sunday, September 22, 2024

Teuta-Dinamo, ndeshje e dyluftuar deri, por në fund, barazim 1-1

Lexo

Teuta-Dinamo  1-1(Shënues: Torraj 64′ / Zabërgja 45′)

1 me 1 është rezultati përfundimtar i ndeshjes, Teuta-Dinam0, përballje kjo e luajtur mbrëmjen e së dielës në stadiumin “Niko Dovana” të qytetit të Durrësit. Një barazim që nuk e preferonte asnjërë skuadër, pasi në objektivin e tyre ishte vetëm fitorja.

Dinamo e drejtuar nga Ilir Daja gjeti e para rrugën e rrjetës me Zabërgjën në fundin e pjesës së parë, ndërkohë që vendasit e Edi Martinit, gjetën baraspeshën me Torrajn. Sulmuesi i hedhur në fushë nga stoli, arriti të shënonte në minutën e 64-t.

Ky ishte barazimi i parë për Teutën në këtë sezon dhe i dyti për Dinamon. Me këtë pikë, skuadra Dinamo u ngjit në kuotën e 8 pikëve, ndërsa Teuta në 6 javë ka grumbulluar 7 pikë. Duelin e radhës durrsakët do e luajnë ndaj Laçit në transfertë, ndërsa Dinamo pret Vllazninë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img