Një ndeshje shumë e bukur është zhvilluar në “Niko Dovana” mes Teutës dhe Skënderbeut, por në fund të 90 minutave nuk ka fitues, pasi takimi përfundon 1-1.
Vendasit dominojnë lojën, krijojnë shumë, por janë korçarët ata që mbyllin pjesën e parë në avantazh, falë golit të shënuar nga Bismark. Teuta bën lojën, ndërsa korçarët mbrohen mirë dhe mundohen të rrezikojnë me kundërsulme të shpejta.
Në pjesën e dytë durrsakët arrijnë që të gjejnë golin e barazimit me Preknicaj. Teuta kërkon me ngulm golin e avantazhit, madje shënon me Kotobellin në minutat shtesë, por goli nuk vlen, pasi lojtari është në pozicion jashtë loje.
Mbyllet pa fitues një ndeshje e bekur, me dy skuadrat që ndajnë nga një pikë. Teuta ngjitet në kuotën e 17 pikëve, ndërsa Skënderbeu shkon në kuotën e 12 pikëve.
Fatos LAMAJ