Teuta dhe Tirana kanë luajtur ditën e sotme sfidën e vlefshme për javën e 8-të të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”, përfundoi me triumfin e Teutës 3-1 ndaj Tiranës.
Durrsakët kaluan në avantazh që në minutën e 9-të me anë të Krujës. Megjithatë, mjaftuan vetëm katër minuta për të parë reagimin e bardhebluve, të cilët vendosën barazpeshën me një gol të shënuar nga Ismajli.
Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1. Në pjesën e dytë Teuta u rikthye edhe njëherë në avantazh me një penallti të kthyer në gol nga Torraj, ndërsa në minutën e 89-të, po nga pika e penalltisë, Nasr realizoi në dy tentativa për një rezultat përfundimtarë 3-1.
Kjo është humbja e parë për skuadrën e Tiranës në 8 javë kampionat(1 fitore, 6 barazime, 1 humbje), që mbetet në kuotën e 9 pikëve në vendin e 7-të. Teuta me këtë fitore ngjitet në kuotën e 13 pikëve, vendi i 6-të.