Teuta 1-0 Kukësi (Peposhi 51′)
Teuta mori një fitore shumë të rëndësishme, teksa mposhti minimalisht Kukësin, në duelin e mbijetesës, në sfidën e vlefshme, për javën e 24-t të kampionatit shqiptar të futbollit. Me humbjen e sotme, verilondorët numërojnë plot 6 të tilla radhazi, në elitën e Abissnet Superiore.
Goli i vetëm i sfidës erdhi në minutën 51′, nga pika e bardhë e penalltisë ku Ergys Peposhi, 23-vjeçari prodhim i akademisë së Kukësit, e ekzekutoi më së miri duke i dhënë fitoren durrsakëve. 7 minuta më vonë, Kukësi reagoi duke shënuar golin e barazimit, por u anulua nga VAR, për pozicion jashtë loje.
Me këtë fitore, Teuta ngjitet në vendin e tetë me 24 pikë, ndërsa Kukësi thellon krizën, teksa vijojnë të mbeten, në vendin e fundit të tabelës, me 19 pikë dhe vazhdon të rrezikojë seriozisht rënien në Kategorinë e Parë.