Teuta konfirmon formën e shkëlqyer edhe në javën e 8-të të Kategorisë Superiore, duke mposhtur Flamurtarin me rezultatin 3–2 në stadiumin “Niko Dovana”. Skuadra e drejtuar nga Enkeleid Dobi zhvilloi një ndeshje të fortë dhe me shumë ritëm, duke marrë një tjetër fitore që e ngjit në zonën e lartë të tabelës.
Ndeshja nisi me dominim të vendasve, të cilët zhbllokuan rezultatin në minutën e 17 me golin e Gabriel Gomes. Vetëm pas dymbëdhjetë minutash, Arifi dyfishoi avantazhin për Teutën. Flamurtari reagoi në fund të pjesës së parë me golin e Bourard (45+1’), por përgjigjja e durrsakëve erdhi menjëherë: Boçi shënoi golin e tretë, duke e mbyllur pjesën e parë 3–1.
Në pjesën e dytë, kartoni i kuq për Zogon në minutën e 51 krijoi idenë se ndeshja mund të merrte tjetër drejtim, dhe Bolzan e bëri edhe më interesante me golin e tij në minutën e 57. Megjithatë, Teuta menaxhoi me përvojë pjesën e mbetur të lojës dhe siguroi tre pikë të vlefshme.
Pas kësaj fitoreje, Teuta renditet në vendin e tretë me 14 pikë, duke qëndruar në garë për kreun. Nga ana tjetër, Flamurtari vazhdon periudhën e vështirë, duke mbetur në fund të klasifikimit me vetëm dy pikë pas tetë javësh.



