SKËNDERBEU-TEUTA 2-3 (8′ Nikaj, 90’+4′ Rashica / 37′ Beqja, 66′ Preknicaj, 73′ Kruja)
Teuta ka siguruar fitoren e dytë në këtë edicion të Superiore, duke triumfuar me përmbysje 2-3 ndaj Skënderbeut.
Një ndeshje me shumë raste të njëpasnjëshme në të dy portat, skuadra korçare ishte ajo që kaloi e para në avantazh, por gjeti përgjigjen e shpejtë të durrsakëve të cilët goditën traversën, ndërsa më pas barazuan me Beqjen duke bërë që pjesa e parë të mbyllej në barazim.
I njëjti ritëm i lartë vazhdoi edhe në pjesën e dytë, por durrsakët u treguan më konkretë para portës, teksa shënuan fillimisht me Preknicajn e më pas me Krujën për të përmbysur shifrat e siguruar një rezultat 3-1 që u munduan ta ruanin deri në fund të duelit. Goli i Rashicës i dha pak shpresë korçarëve, por erdhi shumë vonë për të ndryshuar fatin e këtij takimi. Korçarët kërkuan një penallti në shtesë, por nuk ishte i të njëjtit mendim gjyqtari Hamiti i cili e mbylli ndeshjen mes kontestimeve.