Teuta ka triumfuar ndaj Dinamo City, me një përmbysje spektakolare 2-3 në “Elbasan Arena”.
Ishin dinamovitët pretenduan për penallti në minutën e pestë, pas një rrëzimi të Denisson në zonë. Gjithsesi, një pengesë e tillë nuk u konsiderua si për 11-metërsh, me lojën që vijoi normalisht. Pak më vonë, Daci provoi nga distanca, por pa mundur dot të zhbllokojë shifrat në favor të durrsakëve. Dinamo kaloi në avantazh të dy golave me anë të Kaçorrit në minutën e 32-të dhe Denisson në minutën e 52-të.
“Djemtë e detit” nuk u dorëzuan dhe ngushtuan shifrat në minutën e 73-të, me Peposhin, ndërsa Fili barazoi pas një penalltie me VAR në minutën e 84-t. Në limite të ndeshjes, në minutën e 98-të, ekipi i Martinit realizoi golin e fitores me Jazxhi duke i dhënë 3 pikë të arta Teutës, që ngjitet në vendin e tetë me 11 pikë, ndërsa Dinamo mban vendin e fundit me 7 pikë.