Saturday, September 28, 2024

Teuta triumfon në Laç. Durrsakët fitojnë ndaj kurbinase 0-1 falë golit të Beqjas

Lexo

Laçi-Teuta  0-1(Shënues: Beqja 40’)

Durrsakët kanë triumfuar në transfertë, 1-0 përballë kurbinasve, me golin e shënuar nga Beqja

Teuta ka arritur të marrë tri pikë të arta në transfertën e vështirë në Laç, në ndeshjen e vlefshme për javën e 7-të të “Abissnet Superiore” dhe që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport. Gjithçka është vendosur në minutën e 40-të të sfidës nga një gol i shënuar nga Beqja pas një rrëmuje në zonën kurbinase.

Përpjekje dëshpëruese të skuadrës së Laçit për të rikthyer situatën në favorin e saj, por pa sukses përballë një Teute që ka arritur të administrojë mirë situatën dhe të rrëmbejë fitoren.

Bardhezinjtë mbeten në vendin e fundit në klasifikim në kuotën e 3 pikëve, durrsakët ngjiten në vendin e katërt momentalisht në kuotën e 10 pikëve.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img