Ashtu siç ishte premtuar, klubi Vllaznia nderoi tifozin e zjarrtë të Vllaznisë, të ndjerin Edmond Spatari i cili u nda nga jeta pak ditë më parë.
Skuadra zbriti në fushë me një banderolë me portretin e tifozit dhe me shkrimin “Ti do jesh gjithmonë me ne Mondi!”, në shenjë respekti, kujtimi dhe nderimi për kontributin që ka dhënë në vite në mbështetje të Vllaznisë.
Kuqeblutë janë të karikuar për ta fituar dhe për t’ia dedikuar fitoren pikërisht Mondit!