Tirana sfidon Pogradecin në “Elbasan Arena” sot në orën 18:00 në një ndeshje, që do të vendosë fatet e sezonit për të dyja skuadrat.
Fituesi i kësaj sfide do të luajë në Abissnet Superiore sezonin e ardhshëm, ndërsa humbësi në Kategorinë e Parë. Finalen e Play Out-it mund ta ndiqni drejtpërdrejt në RTSH 2 në orën 18:00.
Tirana e mbylli kampionatin në vendin e 8-të pas 36 javësh garë, ndërsa Pogradeci arriti në fazën play-out pasi mposhti fillimisht Burrelin me rezultatin 1-0 dhe më pas kaloi Besën, gjithashtu me fitoren 1-0.
Rregullorja e finales së Play Out-it
Në rast se 90 minutat e kohës së rregullt përfundojnë në barazim, atëherë për të përcaktuar fituesin luhen 30 minutat e kohësh shtesë dhe nëse rezultati është sërish i barabartë atëherë gjuhen penalltitë.