Sfida e dytë e Superiores për ditën e sotme, pas asaj, Laçi-Elbasnai, 0-1, ishte Tirana-Bylis. Një duel që I kishte të gjitha brenda, por që në fund, u mbyll në barazim, 2-2. Bardheblutë e nisen ndeshjen në sulm duke kërkuar golin por ai erdhi me gjuajtjen e parë të ballshiotëve të cilët shënuan me Përgjonin. Megjithatë, pjesa e parë u mbyll në barazim pasi Përgjoni i bardhebluve këtë herë tundi rrjetën në minutën e 40.
Në 45 minutat e dyta, ishte Tirana që kaloi e para në avantazh, pas një penalltie të akorduar me VAR që shkaktoi polemika aq sa drejtuesit e skuadrës ballshiote tërhoqën ekipin për disa minuta.
Pas golit nga pika e bardhë të Zharmuni, Bylisi reagoi shpejt dhe gjeti barazinë me Ilieskin, duke çuar në shifrat 2-2 që nuk ndryshuan deri në fund, ndonëse rastet sidomos për miqtë nuk munguan.