Tirana dhe Vllaznia e mbyllin me rrjeta të paprekura pjesën e parë. Abissnet Superiore-Java e 29-të

Pjesa e parë e ndeshjes Tirana-Vllaznia, e vlefshme për Java e 29-të Abissnet Superiore, e cila po luhet prej orës 16:30 në stadiumin “Elbasan Arena” ndeshja mbyllet në barazi, pa gola, 0-0. Për t’u theksuar është se bardheblutë shënuan dy herë në portën e Vllaznisë, por në të rastet, pas verifikimit në sistemin VAR, golat u anuluan.

Minutat e para jan më shumë studim nga të dyja skuadrat, me ritëm të ulët dhe topin që kalon nga një gjysmëfushë në tjetrën pa rrezik për portat. Shqetësimet në portat respektive fillojnë të bëhen njëra pas tjetrës dhe është Vllaznia e cila mundohet të gjej rrugën e rrjetës por Gruda nuk përfiton nga marja e topit brenda zonës.

Më pas Tirana rrezikon me anë lojtarit Ndreca i cili fare pranë portës gjuan fortë me topin që shkon në rrjetën e jashtme. Tirana hidhet e gjitha në sulm dhe brenda shtatë minutave fiton tre goditje këndi radhazi por mbrojtja e Vllaznisë dhe portieri Jukaj largojnë rrezikun. Tirana gjen golin pas një kundërsulmi të shpejtë me anë të Zharmuni por kryesori Jorgji dhe asistenti Lama e anullojnë golin për pozicion jashtë loje.

Pas disa gabimeve nga të dyja skuadrat është Vllaznia që nis një kundërsulm të shpejtë dhe futbollisti Gruda nuk asiston për shokët e skuadrës duke humbur kështu një mundësi për të rrezikuar portën e Tiranës.

Është Balaj që kërkon të vërë në vështirësi mbrojtjen e Tiranës dhe krosimi në gjysëm lartësi nga sulmuesi shkodran nuk zotërohet nga Gruda. Vllaznia ngelet e gjitha në sulm dhe është Jago i cili gjen në hyrje të zonës anësorin e djathtë të sulmit Mala me këtë të fundit që gjuan fortë por Selmani e ndal pa vështirësi.

Tirana mundohet të mobilizohet dhe është Ernest që fillimisht bën lëmsh mbrojtjen e Vllaznisë dhe më pas Zharmuni që tentojnë por topi nuk përfundon në kuadratin e portës së Vllaznisë. Sërish Tirana rrezikon në minutat e fundit të pjesës së parë dhe është Ernest që bën gjithçka mirë në krahun e djathtë, Gurishta nuk arrin ta bllokoj dhe më pas gjuajtja e sulmuesit të Tiranës është e gabuar.

Dy minutat e shtesës në fund të pjesës së parë nuk sjellin asgjë tek Vllaznia ndërsa Tirana arrin të gjej rrugën e rrjetës me anë të Ernest që në mes të dy mbrojtësve të Vllaznisë godet me kokë duke mposhtur portierin Jukaj, por sistemi Var pas kontrollit sinjalizon kryesorin Jorgji për pozicion jashtë loje. Pjesa e parë mbyllet me shifrat 0-0,mes disa rasteve nga të dyja skuadrat por sistemi Var protagonist në dy momente gjatë pjesës së parë.

Fatos LAMAJ

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu