Bardheblutë nuk kanë ndërmend të ndalen. Fitorja e së martës në “Air Albania” ndaj Kastriotit me rezultatin 3-0 është një tregues konkret i forcës dhe potencës që ka aktualisht skuadra kryeqytetase në raport me rivalët e tjerë të Superiores. Përballë krutanëve të përfshirë me shumë problemeve në fund të tabelës së klasifikimit, me dopietën e Seferit dhe një të Ngosë, Tirana nuk e pati të vështirë ta kalonte me sukses sfidën e javës së 12-të. Fitorja kjo e tetë në 12 javë kampionat, duke mbërritur në kuotën e 27 pikëve. Ndërsa për Kastriotin, humbja ia shton akoma më shumë problemet, pasi duke qënë e fundit në renditje me vetëm pesë pikë, duket se është kandidati kryesor për t’u larguar nga Superiorja.
Ashtu siç parashikohej, kjo përballje midis dy skuadrave në ekstremet e renditjes, me Tirtanën kryesuese dhe Kastriotin që mbyllë tabelën, ka folur në pjesën e parë për bardheblutë, të cilët e mbizotërojnë lojën dhe e kanë vazhdimisht topin nën kontroll. Rasti i parë vjen në portën krutane vjen nga Limaj në dhjetëminutëshin e parë të ndeshjes, për të mbërritur tek goli i shënuar nga Seferi në minutën e 22-të. Në minutën e 28-të, Totre shpërdoron një rast të volitshëm për të dyfishuar epërsinë e bardhebluve, ashtu sikundër nuk godet saktësisht edhe Hoxhallari, 6 minuta më pas, por edhe Limaj, në minutën e 40-të, teksa Tirana kërkon edhe golin e dytë në 45 minutat e para. Dhe ky gol do të vijë pikërisht në fundin e tyre, një top i fituar nga Ngo, u shfrytëzua mjaft mirë nga Seferi, i cili mposht portierin e Kastriotit dhe firmos golin e dytë të Tiranës dhe të dytin personal.
Fillimi i 45 minutëshit të dytë të ndeshjes paraqet një Kastriot më kërkues, por është Tirana që i afrohet golit të 3-të në të 56-tën, teksa topi i ekzekutuar nga një goditje e lirë nga Hoxhalli rrok shtyllën horizontale edhe përfundon jashtë. Sidoqoftë, në minutën e 74-tërt, bardheblutë gjejnë edhe golin e 3-të, me autor Majkëll Ngo, i cili finalizon me sukses një aksion të Tiranës, duke arkivuar edhe golin e 4-t sezonal. Pjesa tjetër e ndeshjes nuk ka më gola në asnjërën portë duke e mbyllur të gjithë ndeshjen me rezultain e pastër 3 me 0 në fitim të Tiranës.