Janë lujtur dy ndeshjet e para të javës së 27-të të kategorisë Abissnet Superiore, të cilat kanë nxjerre fitues Elbasanin dhe Bylisin.
Verdheblutë e Elbasanit të drejtuar nga tekniku Ivan Gvozdenoviç morën tre pikë shumë të rëndësishme në transfetë, teksa mundën Tiranën falë një goli të shënuar nga Jose Gomes në minutën e 45-të, ndeshje kjo e louajtr në stadiumin “Selman Stërmasi” prej orës 15:00.
Me këtë fitore, Elbasani ngjitet në kuotën e 49 pikëve duke u pozicionuar në vendin e dytë me 49 pikë, tre më pak sesa Vllaznia, e cila luan sonte në transfertë me Flamurtarin

Me të njëjtin rezultat, 1 me 0 është mbyllur edhe ndeshja tjetër e luajtur në stadiumin “Adush Muçaj” të Ballshit. Por, në këtë ballafaqim është skuadra vendase që del fituese. Pas një rivaliteti të madh mes dy skuadrave, ballshiotët e drejtuar nga trajneri Mirel Josa gjejnë golin e fitores dy minuta nga fundi i krejt ndeshjes me autor Ibrahim Adepoju.
Tre pikët e sotme forcojnë pozitat e skuadrës ballshiote dukem u larguar akoma më shumë nga zona e ftohtë e fundit të tabelës së kalsifikimit, ku tashmë mban vendin e shtatë me 27 pikë duke lënë prapa Vorën me 26, Flamurtarin dhe Tiranën me nga 22 dhe 21 pikë



