Tirana mposht Dinamon dhe siguron “Play Out”

Emocione, spektakël dhe mbi të gjitha gola. Përfundon kampionati i rregullt i elitës së futbollit shqiptar.

Tirana ka mposhtur Dinamon në Rrogozhinë duke shmangur rënien direkte nga kategoria. Bardheblutë triumfuan me shifrat 0-2 falë golave të Rafael në minutën e 29-të dhe Jarmounit në të 88-ën.

Skuadra e Shkëmbit u vendos që në fillim në kërkom të golit, duke treguar dëshirë të madhe. Për të ardhur te zhbllokimi i sfidës, gjithçka nis nga zhvillimi i një goditje këndi, me Rafael që i shpëtoi mbulimit të të gjithëve dhe gjeti rrjetën.

Me avantazhin në xhep Tirana shkoi në dhomat e zhveshjes, por gjërat nuk do të ishin të lehta në pjesën e dytë, me Loran që “flirtoi” me golin, me një goditje që shkoi fare pranë portës.

Goli që do i jepte qetësinë e duhur Tiranës do të vinte vetëm në fund me Jarmouni me penallti , e tani e vetmja gjë që u mbetet është të mendojnë për Play Out ku do të përballen me fituesin e çitit Besa-Pogradeci.

Fatmir POPJA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu