Monday, January 19, 2026

Tirana ndalet sërish, Adeloje shpëton Vorën në minutat e fundit

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vora-Tirana 1-1(Adeloje 81/Ndong 51)

Vora:Harizaj,Zuna,Repaj,Shehi,Vrapi,Tabaku(Daka 65),Dalipi(Adeloje 74),Barjamaj,Bardhi(Kasalla 65),Ruzgis(Felipe 65),Geci(Prenga 74) Trajner:Eldiano Topi

Tirana:Tafas,Vera,Lleshi,Kortes,Ndong,Myslovic,Silva,Alvarez,Tabeku,Ernest,Xhixha(Haxhiu 69) Trajner:Ardian Nuhiu

Gjyqtarë:Dorjan Maletaj(Tropojë),Xhuljan Rroshi(Divjakë),Jetmir Podgorica(Shkodër),Klodian Prenga(Laç) Var:Indrit Myrtja(Shkodër) Avar:Olsid Ferataj(Patos) Delegat:Ilirjan File(Elbasan) Vëzhgues:Ervis Peza(Tiranë)

Është mbyllur në barazim ndeshja Vora-Tirana e vlefshme për javën e 20-të në Abisnet Superiore.

Edhe pse Tirana erdhi me vrull në këtë takim pas fitores ndaj Bylis,nuk ia doli të merte tre pikët kundër Vorës.

Pjesa e parë u mbyll me shifra të barabarta,ndërsa në fraksionin e dytë të sfidës Ndong kaloi në epërsi ekipin e teknikut Nuhiu në minutën e 51-të.

Pak çaste më vonë Tirana kishte shanse për të dyfishuar,por mungoi konkretizimi.

Në minutën e 81-të Adeloje barazoi shifrat për Vorën dhe hapi llogaritë e ndeshjes.

Në minutat e fundit Myslovic dhe Ernest goditën shtyllën për Tiranën,duke shpërdoruar dy mundësi të pastra.

Përfundimisht 1-1 një rezultat që kënaq më tepër Vorën pasi është më komode në renditje,ndërsa në krahun tjetër Tirana edhe pse ka disa javë pa humbje nuk po arrin të dal nga fundi i tabelës së klasifikimit.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img