Sunday, March 22, 2026

Tirana nis kthesen, mund 3-0 Vorën rivale për mbijetesë. Dopietë e Redon Xhixhës dhe një i Antonio Alvarez

Lexo

- Reklamë -spot_img

Tirana-Vora 3-0(Shënues: Antonio Alvarez 13’, Redon Xhixha  66’, 81’)

Tirana nis kthesen, mund 3-0 Vorën rivale për mbijetesë dhe dhënë sinjale serioze për ngjitjen në tabelën e klasikimit.

Ndeshja e luajtur pasditen e sotme në “Selman Stërmasi” prezantoi një Tiranë potente, ku skuadra e drejtuar nga Orges Shehi spikati për një lojë të mobilizuar duke nisur nga minuta e parë dhe deri në fud të takimit.

Bardheblutë e nisin mjaft mirë teksa gjejnë golin shumë shpejt, kur në minutën e 13-të është Antonio Alvarez. 1 me 0 për Tiranën, rezultat q ëmbyll pjesën e parë, ndërkohë që e dyta do të ketë edhe dy gola të tjerë për Tiranën.

Është Redon Xhixha, i cili sapo futet në fushë shënon golin e dytë për vendasit. Pak minuta më vonë sulmuesi shënon golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën e tij.

Mbyllet 3-0 ndeshja në “Selman Stërmasi”. Tirana fiton derbin e mbijetesës, merr 3 pikë të arta përballë një rivali direkt dhe barazohet me pikë me Vorën, që duket se ka harruar të fitojë në kampionat.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img