Tirana pritej te rikthehej ne stervitje diten e djeshme per te nisur pergatitjet per kupat e Europes. Mirepo grumbullimi u anullua pasi shume prej lojtareve nuk do te vinin teksa pretendonin te likuidoheshin perpara se te nisnin sezonin e ri.
Nje nder ta eshte edhe Albano Aleksi. Mesfushori eshte kthyer ne çeshtje te nxehte keto jave ne Superiore. Kontrata ne skadence bene qe klube si Dinamo e Egnatia te vihen pas tij. Gjithsesi lideri i ketij sezoni i ka dhene fjalen presidentit Refik Halili se do te vazhdoje serish nese likuidohet viti i sapombyllur.
Diten e sotme Tirana ka nisur zyrtarisht pergatitjet dhe Albano Aleksi eshte paraqitur ne stervitje. 30-vjeçari mund te kete marrë driten jeshile nga presidenti Halili dhe shume shpejt mund të vije edhe zyrtarizimi i kontrates se re.
Teksa jemi te zyrtarizimet 26 here kampionet e vendit jane shume prane mbylljes se mareveshjes edhe me Albi Doken. Mbrojtesi i Kombetares dhe nje ish-kampion me bardheblute pritet te hedhe firmen ne kontrate se shpejti per tu bere edhe njehere pjese e kryeqytetasve.
Fatos LAMAJ