Saturday, November 23, 2024

Tirana nuk fal, likuidon edhe Skënderbeun dhe marshon drejt titullit, korçarët në krizën e mbijeteses

Lexo

Asnjë gabim, neglizhencë apo nënvlerësim, ndoshta diçka në fund. Tirana e Shehit është një autoblindë që shtyn fuqishëm përpara, duke mposhtur edhe Skënderbeun, po jo pa panik, me një 3-2 që fajëson mbi të gjitha zgjimin e vonë të skuadrës së Memellit. Ajo që u luajt në skenë në Tiranë ishte një ndeshje pa histori në pjesën e parë, ku idea për të rezistuar në kërkim të një mundësie kundërsulmi e skuadrës së Memellit u kthye në një ofensive të plotë drejt portës së Rexhepit, që nuk mundi të mbante rreziqet më larg se 15 minuta, kur Seferi në zhvillimet një goditje këndi shënoi golin e avantazhit.

Një dedikim emocionues për vëllain e Kristi Vangjelit, që humbi jetën 1 vit më parë, sa për të konfirmuar unitetin në dhomat e zhveshjes së Tiranës. Është pikërisht kjo frymë, që shpesh e ka përmendur tekniku që mban bardheblutë në një fluiditet manovre, impenjative për të gjithë kundërshtarët, përfshirë Skënderbeun, pavarësisht se ka qenë gjithnjë një skuadër agresive në presing. Tirana pothuaj e vuri ndeshjen në gjumë me Limaj, duke shembur nivelin e fundit të besimit të bardhekuqve dhe mbërtheu tri pikët në renditje sapo rinisi ndeshja me golin e parë të Devid, edhe pse për të legjitimuar festën e kuptueshme të braziliani u desh edhe një kontroll nga VAR.

Kjo ndoshta ishte pika kur bardheblutë besuan se fituan, duke lejuar rikthimin e kundërshtarit, ndoshta e favorizuar edhe nga dëmtimi i Hoxhallarit, i zëvendësuar nga Zhivanaj. Mund ti kishte dhënë përmasa fitores skuadra e Shehit, por Xhixha nuk mundi të fiksojë pokerin në të 56′ e atëherë bardhekuqtë u munduan të ngrenë kokën dhe mund ta bënin pas golit të 3-1 në minutën e 66-të nga kapiteni Zguro.

Goli i parë në këtë sezon për pogradecarin, por ishte një sinjal që Tirana e ndjeu, sepse pas saj fanellat korçare nga Bekaj po shiheshin gjithnjë e më shumë. Diskutimi mund të mbyllej 12 minuta nga fundi, por Seferit dygolëshi iu mohua nga shtylla, që dëshpëroi sulmuesin, por i dha shansin lojtarëve të Memellit ta provonin deri në fund. Ajo që VAR e përcaktoi brenda zonës dhe vlejti penalltinë e Mensah për 3-2 final, është një situatë që duhet ta bëjë Tiranën gjithësesi të reflektojë.

Skënderbeu vërtetë shënoi në minutën e 6 shtesë, kur nuk kishte më kohë për asgjë, por Tirana nuk mund të lejojë të tilla rikuperime, nëse dëshiron të mbajë larg pretendentët. Gjithësesi, këtë herë i shkoi mirë dhe tani mund të presë e qetë rivalët nga maja e Olimpit.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img