Friday, September 20, 2024

Tirana nuk fal, mund edhe Teutën 0-2, spikat Seferi me golin e 14-të individual

Lexo

Tirana vazhdon ecurinë e rezultateve pozitive. Pasi mundi javën e kaluar thellësisht Laçin në “Air Albania”, sopt ka bërë të njëjtën gjë edhe ndaj Teutës së Durrësit. Ndeshja e luajtur në stadiumin “Elbasan Arena” kishte për protagonist Taulant Seferi, që me dygolëshin e shënuar i dha fitoren tre pikëshe bardhebluve, ndërkohë që në prizmin personal ai shkon në kuotën e 14 golave duke si kryesues i listës së gomashënuesve vë kandidaturën për “Këpucën e Artë”.

Bardheblutë kalojnë në avantazh me Seferin që në minutën e 17-të ku në një farë mënyre ndikoi edhe pasiguria e portjerit të ri Dema, që pas dy ndeshjeve fantastike, gaboi kur topi i shpëtoi nga duart.

Pas një rasti tjetër të rrezikshëm për gol nga ana e Devid në të 28’, shkodrani i Teutës Rubin Hebaj gjuan rrezikshëm në minutën e 37-të, topi i të cilit kalon ngjitur me shtyllën e portës tiranase.

Në pjesën e dytë, Seferi pretendon për një penallti në të 57-ën, ndërkohë që pas tre minutash rishfaqet përsëri si golashënues . Përmes një driblimi elegant dhe goditje potente, Seferi shënon golin e dytë për Tiranën dhe 14-tin e tij personal në kampionat.

Me këtë fitore, Tirana shkon në kuotën e 52 pikëve duke vijuar të kryesojë e vetme kampionatit, ndërkohë që për durrsakët, kjo humbje i stopon në vendin e gjashtë me 25 pikë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img