Thursday, September 18, 2025

Tirana nuk shfrytëzon rikthimin pas dy vitesh në shtëpi. Barazon në “Selman Stërmasi” me Flamurtarin, 1-1

Lexo

Tirana dhe Flamurtari nuk dinë të fitojnë edhe pas javës së tretë të Abissnet Superiore, teksa fiksohen në një tjetër barazim dhe mbesin të dyja në kuotën e dy pikëve. Madje skuadrën bardheblu nuk e ndihmon as fakti i rikthimit në stadiumin “Selman Stërmasi”, apo dhe ndërrimi i trajnerit, teksa në krye të ekipit qëndron italiani Bordin. Tirana, me një stadium thuajse të mbushur plot, ka kaluar shpejt në avantazh. E kjo që në të 6’, kur Tabeku ka dërguar topin në rrjetë me kokë pas harkimit nga këndi.

Flamurtari shkundet dhe pas pesë minutash është pranë barazimit të rezultatit, por Çantakias e dërgon topin jashtë. Ka një farë qetësie mes ekipesh, e cila prishet në të 26’, kur Oshafi, pasi ka shmangur Lleshin, nuk arrin të gjejë rrjetën. Provon dhe Veiga me kokë e përsëri goli për vlonjatët vonon. Tirana shfaqet në sulm me Mensah, veçse rreziku largohet për momentin nga mbrojtësi i katërkëndoirt vlonjat e topin e kthyer prej tij Tabeku nuk e dërgon dot në rrjetë.

Ka një pretendim për penallti nga ana e Tiranës, kjo në të 39’, për prekje të topit me dorë, por Dyrmishi ka vazhduar lojën. Në fundin e pjesës së parë Tafas është shpëtimtar për vlonjatët, por në të njëjtën kohë edhe Mensah e Tabeku përsëri nuk gjejnë rrjetën për Tiranën. Pjesa e dytë ka nisur me furinë e Flamurtarit, që arrin të barazojë në të 53’, teksa ka Buard përfiton nga hapësira boshe të gjetura në mbrojtjen e Tiranës.

Pas pësimit të golit, Tirana është hedhur me të gjitha forcat e veta për të gjetur golin e fitores. Provon Mensah në të 57’ dhe 62’, Vogli në të 68’, Fernandez në të 71’, por Tirana ndoshta nuk ka fatin me vete. Tenton edhe një herë Flamurtari e në vërshëllimën e fundit të Dyrmishit vetëm nga një pikë për secilën skuadër. Një ndeshje që, përtej barazimit, me nivelin e shfaqur i kënaqi të gjithë të pranishmit në “Selman Stërmasi”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img