Tirana dhe Partizani do të zbresin në fushën e Air ALbania në orën 20:00. Derbi i kryeqytetit do të përqëndrojë vëmendjen e të gjithë qytetit për 90 minutat. Spektakli është i garantuar në tribunat, ku dy tifozeritë do të dhurojnë një “shoë” fantastik.
Arbitër i këtij takimi do të jetë, Eldorian Hamiti i cili mban dhe stemën e FIFA-s. Asistentët në këtë derbi, Ridigert Çokaj dhe Denis Rexha, ndërsa në dhomën e VAR është Kreshnik Bajramaj.
Trajnerët e dy kampeve kanë marrë vendimet përfundimtare për titullarët e tyre. Shehi dhe Colella nuk kanë lënë vënd për surpriza teksa nga minuta e parë kanë aktivizuar më të mirët e tyre.
Formacionet zyrtare:
Tirana: Bekaj, Ismajlgeci, Najdovski, Aleksi, Lulaj, Deliu, Limaj, Kallaku, Hasani, Patrick, Xhixha
Partizani: Hoxha, Hadroj, Bitri, Sota, Buxhelaj, Matondo, Rrapaj, Murataj, Hoti, Cara, Skuka