Saturday, December 6, 2025

Prag derbi, Tirana-Partizani, tekniku i bardhebluve Ardian Nuhiu: Të fitojmë jo vetëm për 3 pikët, por edhe që të gëzojmë tifozët

Lexo

- Reklamë -spot_img

Tirana nuk po kalon ditët e saj më të mira, madje bardheblutë janë zhytur në një krizë rezultatesh dhe për pasojë qëndrojnë në vendin e fundit në renditjen e kampionatit me 7 pikë të grumbulluara pas 14 javëve të luajtura. Sfida e radhës është më shumë se një ndeshje, derbi kundër Partizanit, takim që do të transmetohet drejtpërdrejt të dielën në orën 18:00 në RTSH 1 dhe RTSH Sport.

Trajneri i bardhebluve Ardian Nuhiu ka folur për mediat në prag të kësaj supersfide, duke deklaruar se skuadra e tij do të synojë fitoren përballë rivalëve të qytetit dhe se rezultati i ndeshjes së nesërme nuk ndikon në të ardhmen e tij.

“Është nder dhe kënaqësi të jesh pjesë e këtij derbi, por njëkohësisht edhe përgjegjësi. Lojtarët duhet të tregojnë karakter dhe personalitet sepse është ndeshje e veçantë dhe speciale edhe për tifozët tanë.

Nuk duhet vetëm të luajmë por edhe ta fitojmë, jo vetëm për 3 pikët që kemi aq shumë nevojë por edhe që të gëzojmë tifozët. Futbolli gjithmonë të jep një mundësi tjetër, është mirë që ndeshja po vjen shumë shpejt, që të harrojmë ndeshjen e kaluar. Tani kemi mundësinë që të tregojmë shumë karakter, sepse kur je poshtë, kur je rrëzuar, duhet të reagojmë, të zgjohemi sepse vërtetë është shumë e rëndësishme për ne.

Do të jetë ndeshje e vështirë sepse është derbi, por edhe skuadra kundërshtare ka bërë mirë në javët e fundit, futbollistët duhet të reagojnë dhe të “vdesin” në fushë për këtë takim, duhet të fitojmë edhe për klasifikimin që mos të shkëputen skuadrat e tjera, duhet të lemë shpirtin në fushë për të fituar.

Kemi diskutuar por nuk ndikon në të ardhmen time, i besojmë sistemit të punës, futbolli do kohën e vet, do përmirësohemi që skuadra të rritet gradualisht”, ka thënë mes të tjerash Nuhiu.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img