Tirana projekton rikthimin e Tefik Osmanit. Drejtuesit kanë gjetur akordin për zëvendësimin e ish drejtorit të larguar, Agim Ibraimi

Tirana ka nisur që të mendojë për të ardhmen, pas lamtumirës me Agim Ibraimin nga posti i drejtorit sportiv mendohet se në klub po përgatiten për një rikthim të madh.

Bardheblutë kanë gjetur drejtorin e ri sportiv pasi thuhet se kanë arritur akordin me Tefik Osmanin, i cili vetëm pas 2 sezonesh te Vllaznia do të rikthehet sërish në kryeqytet.

Eksperienca dhe puna e korçarit në Tiranë ka bërë që në kryeqytet ti besojnë ndërtimin e ekipit për sezonin 2025-2026. Pak ditë më parë u përfol se 39-vjeçari po shqyrtonte një ofertë që i kishte ardhur nga Vlora ku interes të veçantë kishte shfaqur skuadra e Flamurtarit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu