Saturday, November 23, 2024

Tirana, reagon pas dënimit të dhënë nga Disiplina. Klubi bardheblu apelon rishikimin e vendimit: E pakuptimtë nga FSHF të denojë një qytet të tërë për një ngjarje të zbardhur nga policia e shtetit

Lexo

Klubi bardheblu i ka kërkuar FSHF-së të rimendojë qëndrimin e saj

Tirana ka reaguar për vendimin e dhënë nga Komisioni i Disiplinës: të luajë pa tifozë deri në fund të sezonit si dhe 300 mijë lekë gjobë. Klubi bardheblu i ka kërkuar FSHF-së të rimendojë qëndrimin e saj në respekt të mijëra tifozëve të përkushtuar që meritojnë të jenë pranë ekipit.

REAGIM ZYRTAR

Klubi i Futbollit Tirana, nëpërmjet këtij reagimi, kërkon të sqarojë opinionin publik pasi është njohur me vendimin e komisionit të disiplinës ditën e djeshme, e cila denon klubin dhe gjithë dashamiresit e futbollit për të gjithë pjesën e mbetur të sezonit, pas incidentit te ndodhur në ndeshjen KF TIRANA- FK VLLAZNIA, se klubi e apelon kete vendim.

E pakuptimtë nga FSHF të denojë një qytet të tërë për një ngjarje të zbardhur nga policia e shtetit dhe organet kopetente menjëherë pas përfundimit të ndeshjes.

Klubi i futbollit Tirana gjithmonë është distancuar nga aktet e dhunës dhe nga çdo sjellje apo ngjarje e cila cënon lojën e luajtur fair play. Kjo qëndresë ndaj sjelljeve të papërshtatshme është reflektuar nga masat e marra nga klubi të cilat janë gjithmonë rigoroze për mbarëvajtjen normale të një ndeshje futbolli. Episodi i ndodhur u lokalizua dhe u zbardh menjehere nga kompania security e kontraktuar, dhe më pas nga autoritetet policore e cila ka dalë dhe me deklaratë zyrtare nga ana e saj.

Ngjarje te tilla të dënueshme nga individë të caktuar mund te ndodhin në çdo ndeshje të mundshme, përfshi dhe ato të ndeshjeve Ndërkombëtare, por nuk e konsiderojme të drejtë dënimin e një komuniteti të gjerë ku perfaqësohet nga mijra qytetarë, duke i privuar gjithë sezonin per te ndjekur nga afer skuadren e tyre.

Ne besojme se ky akt, që nuk është as i pari, as i fundit e as më i rëndi në stadiumet tona nuk mund të penalizojë një qytet të tërë.

Një veprim i papërgjegjshem si pasojë e një gjesti individual të pamenduar nuk mund të hedhë poshtë me një të rënë të lapsit qindra e mijëra qytetarë tiranas e jo vetëm, që i japin jetë cdo javë stadiumeve shqiptare.

Si mund ta hedhë poshtë një kapsollë gjithë punën e bërë nga klubi ynë për vite me rradhë pikërisht për të sjellë në stadium vajza, djem e çdo moshë?!

Ne i kërkojmë FSHF-së që të rimendojë qëndrimin e saj në respekt të mijëra tifozëve të përkushtuar që meritojnë të jenë pranë ekipit të cilit i kushtojnë një pjesë të jetës së tyre. Këta tifozë nuk përfaqësohen nga një veprim i nxituar dhe 1 kapsollë. Ata janë publiku që gjallon sportin tonë. Janë publiku që ëndërrojnë të mrekullojnë qindra fëmijë e të rinj që stërviten për t’u bërë futbollistë. Janë po ata që mbushin stadiumin e sheshet sa herë luan kombëtarja.

Ne do të vazhdojmë të ngremë zërin, pasi besojmë se sporti është lënë në harresë ndër vite, dhe si një e mirë publike, të gjithë duhet t’i kthejnë sytë nga sporti jo t’I largojme ato.

Presim sa më shpejt një reagim pozitiv nga ana e Federates për një reflektim rreth këtij vendimi I cili ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në cilësinë e të ardhmes së sportit në Shqipëri.

Kemi heshtur gjithmonë përpara fakteve të cilat kanë arritur të provokojne në limite tifozerinë e klubit tonë, një tifozeri e cila ka qenë shembull i qytetarisë në mbështetje të skuadrës së zemrës në të gjithë historinë e klubit tonë; kjo pasi gjithmonë kemi zgjedhur të mirën e përgjithshme të zhvillimit të sportit në vend. Ne si klub gjithmonë kemi kuptuar se futbolli luhet për tifozët dhe kurrë nuk kemi dashur te privojme asnjë tifozeri te jetojë çdo ditë me skuadren e tyre respektive.

KF Tirana funksionon si një familje me komunitetin e saj dhe asnjëherë nuk harron se veprimet e klubit peshojnë në mijëra zemra që mbushin shkallët e stadiumit. Nuk mund të lejojmë që fryma me të cilën tifozët bërtasin cdo vit të vidhet dhe injorohet, por t’i japim kuptim zërit të tyre dhe t’i kuptojmë, dëgjojmë e mirëpresim, pa u treguar indiferent.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img