Edhe pse Abissnet Superiore 2025-2026 ka nisur prej vetëm dy javësh Tirana ka bërë lëvizjet e para në drejtim. Në orët në vazhdim pritet që klubi bardheblu të zyrtarizojë Roberto Bordin në postin e trajnerit, vend ky që u mbajt për ndeshje nga Vangjel Mile.
Ndërsa ndryshime do të ketë në drejtimin e klubit ku drejtori i ri sportiv do të jetë Omer Bunjaku. Në dy takime në “erën” Mile, Tirana koleksionoi vetëm 1 pikë përballë Bylisit ndërsa në javën e dytë u mund 3-1 nga Vora.