Tirana-Partizani 3-0(Zharmuni 19’, 41’(p), Ernest 69’(p))
Tirana:Selmani,Vera,Mici,Kola,Dembele,Përgjoni,Soler,Smaçi,Ndreca,Zharmuni,Ernest Trajner:Bledi Shkëmbi
Partizani:Hoxha,Osmanllari,Preka,Domgjoni,Buxhelaj,Ismaili,Mitongo,Taipi,Padstrelau,Bintsuka,Keko Trajner:Skënder Gega
Gjyqtarë:Juxhin Xhaja,Arbër Zalla,Rejdi Avdo(Tiranë),Florjan Lata(Durrës) Var:Kreshnik Barjamaj(Tiranë) Avar:Emanuela Rusta(Elbasan) Delegat:Eraldi Shera(Shijak) Vëzhgues:Ervis Peza(Tiranë)
Tirana ka triumfuar në derbi përballë Partizanit,në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Arena Kombëtare”,dhe që përfundoi 3-0 në favor të bardhebluve.
Ishte dy herë Zharmuni që gjeti rrugën e rrjetës në pjesën e parë. Si fillim,francezi shënoi në minutën e 19-të,ndërsa në të 41-tën dyfishoi me penallti. Po me penallti erdhi edhe goli i 3-të,por këtë herë shënoi Ernest.
Ndeshja
Partizani e nis më kërkues ndeshjen ndërsa Tirana qëndron në mbrojtje duke pritur skuadrën e Partizanit. Rasti i parë do i takon vendasve dhe Podstrelov gjuan nga distanca por topi shkon përmbi tra. Provon sërish në dy momente Partizani me Podstrelov dhe Bintsuka por nuk gjejnë dot hapësirat e duhura. Provon këtë herë Tirana me Zharmuni dhe Soler por topi nuk gjen kuadratin e portës së Partizanit të mbrojtur nga Hoxha. Pas këtyre mundësive është Tirana që fiton një goditje dënimi e cila ekzekutohet nga Ndreca por topi i goditur prej tij përfundon në traversë e më pas kthehet në lojë aty ku Zharmuni gjuan saktë duke kaluar Tiranën në avantazh.
Pas golit është Partizani që krijon dy mundësi më Podstrelov dhe Keko por topi shkon jashtë. Është Podstrelov që mundohet të vërë në vështirësi mbrojtjen e Tiranës por këta të fundit tregohen të vëmendshëm duke larguar rrezikun. Shumë minuta të qeta ku të dyja skuadrat kërkojnë të mbrohen për të mos pësuar dhe është Tirana me Vera dhe Zharmuni që tentojnë nga distanca por portieri Hoxha shoqëron me sy gjithçka. Në krahun tjetër dhe Partizani kërkon të gjej hapësira dhe Podstrelov dhe Ismaili shtyjnë drejtë portës së Tiranës por mbrojtja e tyre largon rrezikun.
Tirana kërkon golin e dytë dhe arrin të fitoj një 11-metërsh ku goditja në hyrje të zonës nga Zharmuni bllokohet me dorë nga mbrojtja e Partizanit dhe kryesori Xhaja akordon 11-metërsh për Tiranën që ekzekutohet nga Zharmuni i cili shënon golin e dytë të takimit dhe të dytin personal në këtë takim. Me shifrat 2-0 mbyllet pjesa e parë me Tiranën që duket se ja arrin qëllimit ndërsa Partizani duket se nuk gjen dot hapësirat e duhura në zonën e Tiranës. As tre minutat shtesë nuk sjellin asgjë përveç një gabimi të portierit Selmani por që më pas korrigjohet nga mbrojtja e Tiranës e cila kontrollon gjithçka,dhe një goditje nga distanca e Smaçit që shkon përmbi traun e portës së Partizanit.
Pjesa e dytë nis më e qetë sesa pjesa e parë dhe rezultati është në favorin e Tiranës që udhëheq me dy gola përballë rivalit të tyre të përjetshëm. Trajneri Gega karyen tre zëvendësime në pjesën e dytë duke kërkuar ndryshimin e sistemit të lojës por pa arritur ta bëj dot një gjë të tillë,sepse Tirana mbrohet mjaftë mirë. Është Partizani që krijon rastin e parë në pjesën e dytë me anë të sulmuesit Zeka por goditja e tij është e gabuar.
Tirana qarkullon dendur topin duke mos rrezikuar asgjë mbrapa. Dhe në rastin e parë të tyre në këtë pjesë arrin të fitoj një 11-metërsh i cili fitohet pas duelit mes portierit Hoxha dhe sulmuesit Ernest, ku kryesori Xhaja ishte fare pran aksionit duke akorduar penallti të cilën e kthen në gol po vet Ernest. Dy 11-metërshat e fituar nga lojtarët e Tiranës,shkojnë në kuotën e 8 11-metërshave në favor. Ndërsa sa i përket gjyqtarit Xhaja ky është derbi i 10-të si arbitër kryesor i derbit. Provon Partizani me sulmuesin Zeka por lojtarët e Tiranës largojnë rrezikun nga zona e tyre.
Loja nga të dy skuadrat bie në qetësi madje Partizani gjen golin por sistemi Var anullon golin e Partizanit duke lënë në fuqi shifrat 3-0. Tirana dhe Partizani gabojnë në disa momente në marjen e topit dhe gjithë takimi mbyllet me shifrat 3-0 për Tiranën që pas kësaj fitoreje ngjitet në vendin e 9-të me pikë të barabarta me Teutën 35,ndërsa pas kësaj humbje Partizani ngelet në vendin e 4-të por tashmë shikon Elbasanin një pikë më pak.
Fatos LAMAJ