Stadiumi “Selman Stërmasi” do të ndërtohet plotësisht. Ky është lajmi që vjen ditën e sotme për një nga impiantet që në muajt e fundit nuk ka pritur asnjë ndeshje futbollistike.
Lajmi është bërë i ditur nga sipërmarrësit privatë përmes Korporatës Shqiptare të Investimeve. Gjithashtu ka qenë drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit,Adelina Greca e cila ka njoftuar shpalljen e garës për të mar pjesë. Gjithçka do të jetë e hapur deri më 24 janar.
“Programi që ne synojmë të vendosim nëpërmjet ideve që do vijnë në konkurrim është në masën 120 mijë metra katrorë. Thirrja për fazën e parë përfundon më 24 Janar. Do të ketë 5 skuadra të përzgjedhura që do marrin edhe çmime,3 prej tyre do kenë mundësinë të konkurojnë për të qenë fitues,3 skuadrat me projektet më të mira dhe në fund do kemi 1 fitues,ai që do të ketë ofertën më të përshtatshme ekonomike”, ka theksuar Gresa.
Stadiumi pritet të jetë rreth 50 metra katrorë,teksa kapaciteti pritet të jetë 14.000-16.000 vende. Padiksutim që ky ëhstë një lajm i mirë edhe për Tiranën,me bardheblutë që prej mbylljes së “Selman Stërmasit” jan detyruar të “shtegtojnë” në disa qytete të Shqipërisë për të zhvilluar ndeshjet si pritëse.
Fatos LAMAJ