Kane përfunduar dy prej tre ndeshjeve të para para të ditës së sotme,të vlefshme për javën e 21-të të Abisnet Superiore,dy sfida ku u shënuan tre gola.
Tirana ia doli që të triumfonte në shtëpi përballë Flamurtarit me rezultatin 1-0,falë golit të sulmuesit sllovak Myslovic.
Kështu bardheblutë shkojnë në kuotën e 17 pikë në vendin e fundit,me pikë pikë më pak se Flamurtari i vendit të nëntë dhe dy më pak se Bylis i vendit të tetë.
Në krahun tjetër Vora barazoi 1-1 me Teutën.
Për vorakët shënoi Kasalla në minutën e 26-të,ndërsa për durrsakët rrugën e rrjetës e gjeti me penallti Maçolli në minutën e 112-të duke shkaktuar edhe braktisjen e ndeshjes nga lojtarët e Vorës për disa minuta.
Kështu Vora me 24 pikë mbetet në vendin e shtatë,ndërsa Tetua me tre pikë më shumë vazhdon të jetë në vendin e 5-të.
Fatos LAMAJ



