Tirana ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në transfertë përballë Egnatias, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Rrogozhinës u mbyll me rezultatin minimal 0-1 në favor të bardhebluve.
Goli i vetëm i takimit u shënua nga kapiteni Redon Xhixha në minutën e 40-të, i cili me finalizimin e tij i dhuroi Tiranës tre pikë jetike në garën për mbijetesë.
Në pjesën e dytë, Egnatia tentoi të reagojë, por mbrojtja e bardheblu dhe paraqitja e mirë e portierit bënë që rezultati të mbetej i pandryshuar deri në fund.
Falë kësaj fitoreje, Tirana ngjitet në vendin e 9-të të renditjes me 20 pikë, po aq sa Bylis i vendit të 8-të. Nga ana tjetër, Egnatia mbetet në vendin e 3-të me 39 pikë, tre më pak se kryesuesja Vllaznia.



