Tirana – Teuta dhe Flamurtari – Partizani, janë dy duelet që do të luhen sot dhe mbyllin kështu javën e 25-të të kategorisë Abissnet Superiore.
Në orën 13:30, Tirana pret Teutën në stadiumin “Selman Stermasi”, ku bardheblutë kërkojnë rikthimin te fitorja pas humbjes në derbi, ndërsa durrsakët synojnë vazhdimësinë e rezultateve pozitive.
Ndërkohë, që në orën 16:30 luhet edhe sfida Flamurtari – Partizanit në stadiumin “Flamurtari”, një përballje që pritet të jetë e luftuar pasi të dy ekipet synojnë maksimumin.
Takimet e tjera të Superiores, u luajtën të premten me takimin Egnatia – Dinamo City, përballje e cila u mbyll me fitoren e rrogozhinasve 1-0.
Ndërkohë, pasditen e djeshme, java e 25-të e kampionatit “Abissnet Superiore” vijon sot me dy duele të tjera po aq interesante.
Në orën 13:30, Bylisi mundi Vllanzinë me rezultatin 2 me 1, dhe po kështu, me të njëjtin rezultat, Elbasani mundi Vorën.
Kalendari i javës së 25-të të “Abissnet Superiore”
Pardje
Egnatia – Dinamo City, 1-0
Dje
Bylis – Vllaznia, 2-1
AF Elbasani – FK Vora, 2-1
Sot
Tirana – Teuta, 13:30 Stadiumi “Selman Stermasi”
Flamurtari – Partizani, 16:30 Stadiumi “Flamurtari”


