Ndryshe nga sa kishin deklaruar gjatë të gjithë jaëvs së pragndeshjes duke e konsideruar përballjen me Tiranën një ndeshje shumë përcaktuese për fatet e renditjes, kuqeblutë e Vllaznisë nuk dhanë asgjë në fushën e lojës për ta fituar këtë ndeshje.
Deklarata optimiste që Vllaznia do ta fitonte këtë ndeshje, edhe për faktin se luante përballë një skuadre të pamotivuar në fushën e loëjs, pasi një javë më parë kishte mbyllur gjithçka sa i takon fitimit të titullit kampion, ishte edhe vetë trajneri i kuqebluve, Elvis Plori.
Por, pas humbjes 3-1, tekniku Plori, u shpreh shumë i pezmatuar në konferencën për shtyp dhënë për Supersport duke shprehur keqardhjen për atë paraqitje apatike të skuadrës së tij.
“Një ndeshje për të ardhur keq, në vend që të ishim ne të motivuar, ndodhi e kundërta. Nuk kishim të njëjtin motivim si ndaj Kukësit. Ndoshta menduan se do ta kishin të lehtë ndaj Tiranës, për shkak se janë shpallur kampion. Ne duhet të ndërtojmë shumë që t ëshënojmë. Cilësia ka të bëjë shumë te pjesa e sulmit. Seferi na vuri shumë në vështirësi.
Lojtarët duhet të jenë energjikë, sepse jemi në finalen e Kupës dhe duhet të jenë më kokën lartë. Pjesa më e madhe kanë luajtur shumë ndeshje, duhet të jemi pozitiv, kjo skuadër ka 2 vite që po bën mirë. Duhet të jemi më agresiv dhe entuziast dhe të jemi më tepër cinikë.
Nuk shfrytëzojmë rastet që na krijohen, ajo është pjesa që më vret më shumë. Në 3-4 raste të pastra, të paktën të shënojmë një gol. Kemi shënuar shumë pak, në qoftë se nuk shënon, është e vështirë të fitosh ndeshjen. Shikoj nervozizëm në repartin e mbrojtes. Edhe në momentet kur humbasim rastet, ka shenja që tregojnë humbje besimin. Me finalen e Kupës, kemi gjithë sezonin në dorë”, tha ndër të tjera, tekniku Elvis Plori në prononcmiin e dhënë pas ndeshjes.