Atmosfera e pragndeshjes, Tirana-Vllaznia, takim ky i vlefshëm për javën e 16-të të Abissnet Superiore që do të luhet mbrëmjen e së shtunës duke filluar nga ora 19.45 në “Air Albania” ka pushtuar që herët qytetin e Shkodrës.
Sipas informacioneve të marra pranë grupimeve të tifozëv e kuqeblu, për të ndjekur këtë sfidë shumë të rëndësishme për skuadrën kuqeblu ka një interesim shumë të madh në qytetin verior. Pikërisht për këtë, për t’i ardhur në ndihmë tifozëve kuqeblu, drejtuesit e klubit shkodran kanë mundësuar që biletat që ka në dispozicion Vllaznia për këtë ndeshje t’i nxjerrin në shitje në sportelet e biletarisë të stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër.
NJOFTIM
“KF Vllaznia bën të ditur se për t’i ardhur në ndihmë tifozëve të saj që duan të jenë të pranishëm në ndeshjen Tirana- Vllaznia që do të luhet ditën e shtunë ora 19.45 në “Air Albania” , se biletat e kësaj ndeshje mund t’i sigurojnë në sportelet pranë stadiumit “Loro Boriçi” ditën e enjte dhe të premte sipas orareve që keni në grafikën e mëposhtme. Në dispozicion të tifozëve kuqeblu do të jenë tribunat V 101, 102 dhe 103 dhe çmimi i biletave do të jetë 400 lekë. Forca Vllaznia!”, shkruhet në njoftimin zyrtar të publikuar nga KF Vllaznia.