Thursday, September 19, 2024

Tirana-Vllaznia, shkodranët nëpër botë, tifo për fitoren e kuqebluve. Mesazhi emocionues i Artan Ulqinakut nga Suedia!

Lexo

Me qindra e mijra janë shkodranët do të ndjekin super sfidën e mbrëmjes së sotme, Tirana-Vllaznia live në tribunat e  “Air Albania”. Natyrisht që tifogrupet e kuqeblu që kanë udhëtuar të grupuar me autobusë nga Shkodra, janë ato që do ta ndezin jashtë mase atmosferen në tribunën përkatëse të planifikuar nga klubi pritës. Por, të shumtë janë edhe shkodranët e Tiranës siç quhen prej vitesh ato që jetojnë në kryeqytet, ku së bashku edhe me ato që kanë udhëtuar me automjetet e tyre nga qyteti verior, do të bëjnë edhe më të bukur atmosferen në “Aier Albania”.

Por, mos të harrojnë, me qindra e mijra të tjerë shkodranë që jetën nëpër botë, po e presin me padurim dhe me shumë emocion këtë klasike të futbollit shqiptar. Edhe pse, nuk e kanë mundësinë të jenë prezent në tribunat e “Air Albania”, tifozlleku i tyre për Vllazninë e tyre të zemrës në këtë pragsfide kaq të rëndësishme ka ditë që ka filluar.

Madje, jo vetëm për këtë pragndeshje, sepse jeta e tyre në emigracion i ka bërë të jenë të ndjeshëm me Vllazninë non stop, gjë që shikohet qartë në angazhimet e tyre aq të mëdha në rrjetet sociale. Postimet, komentet, vlerësimet, kritikat dhe analizat e tyre rreth skuadrës së zemres janë përhershme, me dëshirën e madhe për të pasur një Vllazni kampione.

Dhe, ky komunitet kaq aktiv dhe dashamirës i sportit shkodran, kryesisht mbas futbollit, nuk është vështirë të dallohet. Gjeografia e tyre është e gjërë, i gjen kudo, në Europë, Mbretërinë e Bashkuar, Amerika, Kanada, Australi, dhe madje edhe deri në Afikë.

Janë të shumtë emrat e tyre, dhe nëse nisim e citojmë disa prej tyre, jam I bidur se mund të gabojmë dhe harrojmë shumë e shumë të tjerë. Megjithatë, Veriu Sport, ka dëshirë të përcjellë emocionin, urimin dhe besimin që vjen nga Suedia përmes shkodranit të mirënjohur, Artan Ulqinaku, i cili në komunikimin që pati me portalin tonë rreth ecurisë së sportit shkodran, mes të tjera preku edhe sfidën e mbrëmjes së sotme.

“Si tifoz i Vllaznisë nuk mund të rri pa i thanë dhe dy fjalë për ndeshjen e mbrëmjes së shtunë, Tirana-Vllaznia. Edhe pse nuk jena fizikisht atje në stadium me ato djem të mrekullueshëm që do të na përfaqësojnë denjësisht në tribunat e “Air Albania”, me mendje dhe shpirt i mbështesim dhe i urojmë vetëm fitore. Me këtë rast du të përshendes të gjith tifozat e Vllaznisë, sidomos ata që janë në diasporë qëe e vujmë ma shumë mos prezencen afër ekipit të zemres. Duke ju uruar suksese ju , stafit tuaj, dhe Vllaznisë, urojë që tifozat shkodranë të kthehen sonte me fitore tre pikëshe në Shkodër. Me respekt nga larg nji tifoz i Vllaznisë, Artan Ulqinaku!, shkruan plot emocion shkodrani Ulqinaku që jeton prej 17 vitesh në Suedi, por që Shkodrën dhe Vllazninë nuk e harron kurrë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img