Tirana do të presë sot gjeorgjianët e Dinamo Batumit në 20:00 në ‘Air Albania’ dhe bardheblutë kanë me qëllimin e vetëm për ndeshjen e vlefshme për raundin e parë kualifikues të Conference League. Orges Shehi duket se ka vendosur formacionin që do të zbresë në fushë dhe janë të gjithë blerjet e reja.
Trajneri ka kërkuar që Erjon Hoxhallari të luajë, paçka se nuk ka shumë gjendje, pasi është i fundit që u bashkua me bardheblutë. Edhe Jonuzi duhet të sakrifikojë për ekipin. Pjesa tjetër e mbrojtjes është e përbërë nga Doka, Najdovski dhe Mici. Në mesfushë është dilema e madhe. Dy janë lojtarët, të cilët janë titullarë të padiskutueshëm, Deliu dhe Hila. Nga ana tjetër, Jonuzi do të jetë futbollisti i tretë që do t’u bashkohet në këtë repart me fanellën e titullarit.
Edhe në sulm do të ketë shumë lëvizje. Braziliani Kaina qëndron në stol, ndërsa nga ana tjetër titullarë do të jenë një treshe fantastike. Bëhet fjalë për Abazajn, Hasanin dhe Latifin. Të tre do të luajnë nga minuta e parë me Abazajn, që mund të jetë qendërsulmues. Pjesa tjetër e skuadrës do të qëndrojë në stol, të gatshëm për sfidën me Dinamon.
FORMACIONI I MUNDSHEM:
TIRANA: Selmani, Doka, Najdovski, Hoxhallari, Mici, Deliu, Jonuzi, Hila, Latifi, Hasani, Abazaj
TRAJNER. Orges Shehi