Ditën e shtunë në orën 18:00 do të luhet klasikja e futbollit shqiptar Vllaznia-Tirana. Vllaznia do të presë Tiranën në “Loro Boriçi”, sfidë kjo e vlefshme për javën e 30-të të Abissnet Superiore që është mjaft e rëndësishme për bardheblutë pasi është në lojë titulli kampion. Një derbi i parakohshëm për to, para atij me Partizanin, duke synuar fitoren për t’i dhënë fund diskutimit të titullit.
Fitorja me Egnatian e ka rritur dhe më shumë moralin në skuadër por gjithashtu edhe tek tifozët. Në fundjavë priten të jenë të pranishëm shumë tifozë kryeqytetas në “Loro Boriçi” Përmes një postimi në rrjetet sociale tifogrupi “Tirona Fanatics” iu bëjnë thirrje tifozëve për ndeshjen e shtunës.