Vesel Limaj rrezikon dënimin nga Komisioni i Disiplinës dhe i Etikës. Ai është njoftuar dje nga FSHF-ja se mund të jetë subjekt i diskutimeve në Disiplinë dhe ai duhet të japë versionin e tij të çështjes së kartonit të verdhë të marrë gjatë zëvendësimit me Egnatian.
Një karton i marrë me llogari nga mesfushori i cili e pohoi edhe vetë Limaj. Një gjë e tillë nuk lejohet me rregullore e për këtë arsye, Komisioni i Displinës në FSHF ka nisur një hetim për lojtarin dhe pritet të marrë së shpejti një vendim. Limaj rrezikon të pezullohet me një ose dy ndeshje ose me gjobë, por një gjë e tillë do të zbulohet pas vendimit të Disiplinës.
Mungesa e tij në një ndeshje kaq të rëndësishme si ajo ndaj Laçit do të ishte humbje e madhe për Tiranën pasi Limaj është një nga pikat kyçe të formacionit të Tiranës dhe një gjë e tillë u pa edhe në sfidën ndaj Kastriotit të humbur me rezultatin 2-1.