Tjetër fitore në transfertë e Vllaznisë basket meshkuj. Pas Besëlidhjes kryesuese, sfidojnë edhe Kamza Basket, shtohen shanset për në Play Off. Me kuqeblutë debuton, talenti 14 vjeçar Samuel Bazhdari!

Kamza Basket-Vllaznia 73-92(16- 23, 22-18, 12-32, 23-19)

Vllaznia e basketit për meshkuj ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në transfertë. Pas asaj te arritur ndaj Besëlidhjes kryesuese me dy pikë diferencë, vjen fitorja tjetër, këtë radhë ndaj një rivale direkte për fazën Play Off.

Një triumph ky mëse i merituar për kuqeblutë e Vllaznisë, të cilët, në përfundim të minutës së 40-të fiksuar rezultatin 73-92. Vetë diferenca e shifrave të fitores me plur 19 pikë diferencë tregon superioritetin që Vllaznia pati në këtë ndeshje.

Suksesi i kësaj transferte u gatua që në periodën e parë, kur Vllaznia e fitoi atë me shifrat 16-23, ndërkohë që ps fitimit të periodës së dytë nga vendasit, 22-18, Vllaznia e mbyll pjesën e parë në avantazh 38-42.

Por, ajo që vulos gjithçka në suksesin e Vllaznisë është perioda e tretë, e cila fitohet nga Vllaznia 12-32 duke e thelluar avantazhin e kuqebluve në 24 pikë plus diferencë, 50-74.

Në dhjetë minutat e fundit të krejt ndeshjes, Kamza reagon duke e fituar periodën e katërt 23-19, por pa mundur të frenojë fitoren e merituar të Vllaznisë me rezultatin e thellë 73-92. Një fitore kjo që mban gjallë shpresat e Vllaznisë për kualifikim në fazën play-off, por që ndeshja e ardhshme kundër Apolonisë në “Qazim Dervishi” do të jetë vendimtare për të përcaktuar fatin e kualifikimit të kuqebluve në Play Off.

Për skuadrën e drejtuar nga tekniku Eni Llazani, spikatjen më të madhe e bëri amerikani Maurice Ëalton, teksa shënoi 29 pikë dhe 20 kërcime në tabelë. Një paraqitje të mirë bëri edhe Veton Gjeçaj me 13 pikë, 10 kërcime e 5 asistime, amerikanët Tucker me 15 pikë dhe Ëright me 12, ndërsa Elian Memçaj regjistroi 10 pikë.

Një tjetër e veçantë për skuadrën kuqeblu në këtë ndeshje është debutimi i 14-vjeçarit, Samuel Bazhdari, perspektiva e të cilit sipas drejtuesve kuqeblu është mjat e madhe. Sipas statistikave, 14-vjeçari Samuel Bazhdari, barazoi rekordin e legjendës Ermal Kuqo për debutimin më të ri në moshë me fanellën e Vllaznisë. Një tregues i qartë ky i angazhimit të Vllaznisë së basketit meshkuj për të promovuar talentet e reja në basketbollin shkodran.

Gaspër MARKU

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu