Sunday, August 24, 2025

Tjetër goditje e KF Shirokës. Presidenti Ergi Axhani firmos me mbrojtësin e Vllaznisë Dritmir Beci

Lexo

Një KF Shirokë e “frikshme” duket se do të jete kjo e këtij sezoni futbollistik 2025-2026 të Kategorisë së Tretë. Kjo duket edhe nga emrat potentë të merkatos që presidenti Ergi Axhani po zyrtarizon dita-ditës. Ato kanë filluar nga stafi teknik me dyshen teknike, drejtor-trajner Matias Tatanxhelo-Ardit Mani, për të vijuar me emra futbollistësh me një karriere të pasur sportive në vite, si  Klejdi Dibra, Samet Ruqi, Anderson Filipi, Oltion Drabeja, Erjon Vucajn, për të mbërritur tek një tjetër emër po aq i spikatur, si mbrojtësi Dritmir Beci, i cili në dy sezonet e fundit ishte pjesë e Vllaznisë së kategorisë Superiore.

Me këtë të fundit, Dritmir Becin, presidenti Ergi Axhani ka firmosur mbrëmjen e sotme, ku së bashku me Dibrën dhe Ruqin, mund të thuhet se KF Shiroka e ka “blinduar” repartin e prapavijës.

Lëvizje këto në merkato mjaft efikase për KF Shirokën, e cila atë që nuk e arriti sezonin e kaluar, kalimin në Kategorinë e Dytë, e ka objektiv më shumë përparësi për ta realizuar.

 “Mirësevjen Dritmir Beci!

Klubi ynë mirëpret Becin, lojtarin më të ri që do të veshë fanellën tonë.Beci vjen nga ekipi i Vllaznisë, duke sjellë me vete energji, pasion dhe dëshirë për të dhënë më të mirën në fushë.

Me përvojën e tij, jemi të bindur se ai do të jetë një forcë e rëndësishme për skuadrën tonë.

Mirësevjen në familjen tonë. “,

shkruhet në postimin zyrtar që KF Shiroka publikoi mbrëmjen e sotme.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Kategoria e Parë-Gjirokastritët nuk ruajnë avantazhin e Stërling, dibranët barazojnë me Xhikën duke e mbyllur në 1-1

Luftëtari-Korabi 1-1  Golat:Stërling 47/Xhika 52 Kartonë të verdhë:Ramadani 21/Goga 2,Marku 60,Mziu 70 Luftëtari:Moreno,Lala,Zaimi,Çulli,Ziaj(Tabaku 46),Isteri(S.Puci 90),Ramadani,Tuni(Mukoj 61),Stërling(Mërkuri 61),Zani,Diamanti(Cereni 61) Trajner:Besmir Shabani (Në stol:Mamadov,Solomon,Th.Puci,Çelkupa) Korabi:Mehidri,Goga(Zeqiraj...
- Advertisement -spot_img