Monday, November 25, 2024

Tjetër humbje e Kosovës, e mund Gjeorgjia në “Fadil Vokrri”. 4 pikë dhe vendi i parafundit në grup, konsiderohen zhgënjim!

Lexo

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje në ndeshjen e parafundit kualifikuese për Botërorin “Katar 2022”. Dardanët janë mundur nga Gjeorgjia, të martën në mbrëmje, në stadiumin “Fadil Vokrri”, me rezultat 1:2.

Ndonëse gjatë tërë kohës ishin dominues ndaj kundërshtarit, në fund fitores iu gëzuan mysafirët, që arritën të shfrytëzojnë në maksiumum gabimet e ekipit tonë. Gjeorgjianët kaluan në epërsi në minutën e 11-të, kur Tornike Okriashvili shfrytëzoi gabimin e portierit Arijanet Muriq. Shifrat i barazoi Vedat Muriqi nga penalltia në minutën e 45-të, pasi paraprakisht Rashica u ndal në mënyrë të palejueshme.

Në pjesën e dytë Dardanët u përpoqën me çdo kusht për të gjetur golin e fitores dhe kjo ndikoi që të ketë hapësira në mbrojtje, gjë të cilën e shfrytëzuan mysafirët, duke shënuar edhe golin e dytë dhe të fitores në minutën e 82-të përmes Zuriko Davitashvilit, me gjuajtje me kokë pas harkimit të Azarovit.

Pas kësaj humbje, Kosova mbetet në pozitën e parafundit në renditje, me 4 pikë, sa ka edhe Gjeorgjia në pozitën e fundit. Ndeshjen e fundit në kuadër të këtij cikli kualifikues Dardanët e zhvillojnë në muajin nëntor në Athinë kundër Greqisë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img