E marta ka qënë një ditë fatkeqe për futbollin shqiptar. Një e maretë që i ka marrë jetën dy futbollistëve. Fillimisht, si pasojë e një aksidenti automobilistik ka ndërruar jetë në moshën 13-të vjeçare, futbollisti i ekipit “Djelmnia shkodrane, Fabian Shpati. Ndërkohë, që rasti i dyty është edhe më tragjik, kur Bledar Hajdari, 28 vjeç, futbollist i skuadrës së Dajtit, i cili ka pësuar një atak kardiak në fushën e lojës gjatë ndeshjes që luhej në “Shtëpinë e Futbollit”, pranë selisë së FSHF-së.
Nga sa bëhet e ditur, një gjë e tillë ka ndodhur gjatë sfidës gjysmëfinale të kampionatit amator 9×9, luajtur në “Shtëpinë e Futbollit”, pranë selisë së FSHF-së, mes ekipeve FC Dajti dhe FC Luminesa. Ai humbi ndjenjat gjatë ndeshjes dhe, pavarësisht përpjekjeve për ta transportuar me urgjencë drejt spitalit, fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.
28 vjeçari Hajdari e kishte nisur karrierën me të rinjtë e Internacional, ndërsa më pas është ishte aktivizuar edhe me Kevitan, Valbonën, Orikumin dhe Skraparin. Pas një muaji ai do të mbushte 29 vjeç, por goditja në zemër i mori jetën..