Monday, November 25, 2024

Tjetër miqësore e Vllaznisë B. Kuqeblutë mundin Tërbunin, 3-1. Shënojnë: Delaj, Zaganjori, Pusi për kuqeblutë dhe Gjini për pukjanët

Lexo

Vllaznia B-Tërbuni  3-1(Shënues: Antonio Delaj, Ersi Zaganjori(p), Gledian Pusi/Jurgen Gjini)

Vllaznia B: Jukaj, Brahimi, Pusi, Spahija, Podrimcaku, Sala, Zaganjori, Tafili, Maliqi, Halili, Delaj.(U aktivizuan: Rroku, Shimaj, Beci, Kraja). Trajner: Thomas Brdariç

Tërbuni: Tafa, Temja, Laqeja, Kaçubela, Leka, Shpuza, Gjini, George John Vincent, Ridwan Adio Salami, Emmanues Longe, Damen Japhet Duwa, Chukwunwike Gideon Ekezie. Trajner: Sinan Bardhi.

Gjyqtarë: Ditmir Grimci, Jetmir Podgorica, Saimir Hysjeni

Vllaznia e kategorisë Superiore, duket se tashmë e kthyer në traditë që në mesjavë të zhvillojë miqësore me skuadra të nivelit të dytë duke hedhur në fushë futbollistët e stolit. Një strategji kjo e stafit teknik për të mbajtur në tonus, por edhe t’i dhënë mundësi kontigjentit të futbollistëve që nuk nuk kanë hapësira për momentin në skuadrën e parë, të tregojnë aftësitë e tyre në fushën e lojës dhe njëkohësisht të bindin drejtuesit se vlejnë për të marrë minuta edhe me skuadrën e parë.

Kështu ndodhi edhe pasditen e së mërkurës, kur Vllaznia B e përbërë me këto lojtarë u ndesh me Tërbunin e Pukës, skuadër kjo e kategorisë së dytë. Ndeshja e luajtur pasditen e së mërkurës në fushën sportive “Hasaj” në Golem të Shkodrës u fitua nga Vllaznia B me rezultatin 3 me 1. Për kuqeblutë, golat u shënuan nga Antonio Delaj, Ersi Zaganjori me penallti dhe Gledian Pusi. Ndërsa, për pukjaët, të vetmin gol e ka shënuar sulmuesi kryersor i kësaj skuadre, Jurgen Gjini.

Të besuarit e teknikut Brdariç në këtë ndeshje ishin, Jukaj në portë, Brahimi, Pusi, Spahija, Podrimcaku në mbrojtje, Sala, Zaganjori, Tafili në mesfushë si dhe Maliqi, Halili dhe Delaj në sulm, ndërkohë që gjatë ndeshjes u aktivizuan edhe Rroku, Shimaj, Beci dhe Kraja.

Nga ana tjetër, tekniku i pukjanëve, Sinan Bardhi e filloi ndeshjen me Tafën në portë, për të vijuar me Temja, Laqeja, Kaçubela, Leka, Shpuza, Gjini, si dhe katër të huajt nigerianë që vazhdojnë të jenë për provë te Tërbuni: George John Vincent, Ridwan Adio Salami, Emmanues Longe, Damen Japhet Duwa, ndërkohë që në pjesën e dytë u aktivizua edhe Chukwunwike Gideon Ekezie.

Pavarësisht rezultatit të takimit, miqësorja në fjalë u ka shërbyer të dy kampeve përkatëse, Vllaznisë e cila përgatitet për ndeshjen e javës së tretë të kategorisë Superiore, me Skënderbeun në transfertë, si dhe Tërbunit, për kampionatin e kategorisë së dytë, i cili fillon me datë 21 shtator.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img