Tirana-Partizani 0-2(Shënues: Luncaster Human 7’, Xhuliano Skuka 67’)
TIRANA: Tafas, Vera, Ndong, Dembele, Valerianos, Meta, Rafael, Haxhiu, Vogli, Tabeku, Tare. Trajner: Ardijan Nuhiu
PARTIZANI: Qirko, Atanaskoski, Janjeva, Marku, Bytyçi, Dumbia, Ismaili, Hjumën, Kote, Isgandarli, Toma. Trajner: Oltijon Kërnaja
Partizani drejtuar nga trajneri Oltijon Kërnaja dhe kolegu i tij Realf Zhivanaj vazhdon rrugën e sukseseve, ku nga vendi i parafundit me vetëm 4 pikë, me fitoren e sotme ndaj Tiranës në derbi, tashnë e shikon veten në vendin e gjashtë me 20 pikë, me vetëm tre pikë më pak nga vendi i katërt dhe i pestë që mbahet nga Teuta dhe Dinamo me pikë të barabarta.
Një ecuri kjo shumë pozitive e dyshes, Kërnaja-Zhivanaj, duke përforcuar pozitat dhe besimin e drejtuesve të klubit në krye të pankinës së të kuqve.
Tre pikëshi i fundit i takon fitores në derbi me Tiranën 2 me 0, takim i luajtur mbrëmjen e sotme në stadiumin kombëtar “Air Albania” për llogari të javës së 15-të të “Abissnet Superiore”.
Referuar kronikës së lojës, Partizani arrin të kalojë në avantazh që në minutën e 7-të me autor Luncaster Human, i cili përfititon nga një pakujdesi e mbrojtjes bardheblu për të mposhtur portierin Tafas.
Reagimi i bardhebluve pas golit ishte i dobët, ku në asnjë moment nuk arritën të rrezkojnë portën e të kuqve.
Në 45 minutat e pjesës së dytë, përpos disa përpjekjeve nga skuadra bardheblu, është përsëri Partizani që tund rrjetën e Tiranës. Këtë radhë, protagonist është një emër i njohur nga kampi kuqeblu, Xhuliano Skuka, i cili i hedhur në fushë nga trajneri Kërnaja në minutën e 63-të, vetëm katër minuta më pas, shënon një gol vështirësie, ku falë sprintit, këmbënguljes dhe fantazisë së tij e dërgon topin në rrjetën e Tiranës.
2 me 0 për Partizanin, dhe këtu merr fund gjithçka, sepse minutat në vazhdim nuk sjelin asnjë ndryshim, duke lënë në fuqi avantazhon 2-0 që e jep Partizanit tre pikëshin e radhës si dhe vendin e gjashtë në renditje, me 20 pikë, vetëm tre më pak sesa Teuta dhe Dinamo që mbajnë vendin e katërt dhe të pestë.
Gaspër MARKU



