Ekipi i Vllaznise në not i drejtuar nga trajneri Kolë Shiroka e ka mbyllur në mënyrën më të mirë vitin 2025, kur në aktivitetin e Kupës “Klavio Meça” të organizuar pranë ambienteve te pishines Stela të kryeqytetit ka spikatur në arritjen e rezultateve mjaft të mira.

Në aktivitetin e organizuar nga Federata Shqiptare e Notit. Vllaznia u perfaqesua nga keto sportiste:
- Viki Tafrruku
- Skerdi Kroni
- Joel Golemi
- Klea Dedi
- Adriel Marku
- Melodi Mimaj
- Herta Mimaj
- Ajten Zaja
- Frederika Rrotani
- Angjelo Rrotani
- Kol Rupa
- Kean Tafili
- Dean Vajushi
- Gjergj Mirija
Ndër to, e zakonshmja Viki Tafrrukë, është ajo që mori vemendjen më të madhe në këtë aktivitet, si konkuruese në Kategorinë Open. Talenti i saj i gërshëtuar me punën e përkushtuar në proçesin stërvitor nën drejtimin e trajnerit Kolë Shiroka u shpërblyen me fitimin e dy vendeve të para në garat e saj të preferuara, 100 dhe 200 meter stil i lirë.

Përpos dy medaljeve individuale, Viki Tafrruku merr edhe një vlerësim maksimal nga organizatorët duke u shpallur si sportistja më e mirë femer e Kupës.
Krahas Viki Tafrrukut, një figurë të mirë sportive bëri edhe Skerdi Kroni, i cili fitoi vend te trete ne disiplinen e 100 meter stil i lire.

Ndërkohë, në stafetat 4 x 50 meter stil i lire ( Viki Tafrruku, Klea Dedi, Adriel Marku , Herta Mimaj) dhe 4 x 50 meter MIX (Klea Dedi, Frederika Rrotani, Viki Tafrruku, Melodi Mimaj) fituan vende te treta.
Në podiumin e vendit të nderit u ngjitën e notarët meshkujt, të cilët fituan vende te treta ne stafetat e 4 x 50 meter stil i lire dhe 4 x 50 meter MIX. ( Skerdi Kroni, Angjelo Rrotani, Kean Tafili, Joel Golemi).
Gaspër MARKU



