Sunday, November 24, 2024

Trajnerët kundërshtarë, Shkëmbi dhe Memelli, analizojnë barazimin Dinamo-Skënderbeu

Lexo

Bledi Shkëmbi(Trajner i Dinamos):

“Ishte një ndeshje ku lojtarët u munduan, e mbajtën nën kontroll. Kërkuan në çdo moment për të fituar e shënuar dhe patën ritëm. Fatkeqësisht nuk arritëm të shënojmë gol, jam i bindur se do të na lironte psikologjikisht. Por në fund të jem i sinqertë ishim me fat që morëm pikë me atë rast që pati Skënderbeu. Jemi të zhgënjyer, të gjithë e kemi menduar ndryshe, por në futboll gjërat shkojnë ndryshe nga si e mendon.

Sot do të dëshironim të merrnim tre pikë që të largojnë në funt ë vitit këto momente të vështira, por nuk kemi çfarë të themi. Ndoshta është momenti i duhur për të reflektuar dhe bërë analizë të thellë të gjithë se çfarë kemi bërë e kemi gabuar dhe çfarë duhet të bëjmë.  Klubi ka menduar për të afruar lojtarë, për pozitat që e ndjen që kemi nevojë. Besojmë që klubi do të afrojë lojtarët e duhur për të na ndihmuar që të ndryshojmë situatën. Emra konkret nuk themi se klubi është në bisedime, emra konkret nuk ka.

Në disa ndeshje nuk kemi pasur problemin në një repart, kemi pasur në tërësi, sidomos në fazën mbrojtëse. Isha i bindur që do të kisha disa pikë më shumë, reparti i sulmit duhet të bëjë diçka më tepër se me statistikë jemi shumë mbrapa. Ka lojtarë sulmues që nuk kanë shënuar ende asnjë gol. Unë nuk dua të flas me emra, ka të rinj që i kemi dhënë besim, por nuk kanë qenë aty ku duhet”, theksoi për Supersport trajneri dinamovit, Bledi Shkëmbi në prononcimin e dhënë pas ndeshjes.

Migen Memelli(Trajner i Skënderbeut)

“Ishin momentet e fundit dhe ajo që kisha parashikuar në këtë ndeshje ishte që do të kishim një kundërshtar të fortë përballë, një kundërshtar direkt. Ne do të kemi shanset tona në çdo ndehsje, si i kishim edhe sot, janë gjëra që ndodhin. Mendoj se i kemi bërë gjërat mirë, nuk kishte dhuratë më të bukur që t’i bënim familjeve tona se kjo performancë sot. Po të kishim marrë tre pikë sot, do të kishim kënaqur edhe veten tonë, se do të shkonim me qetësi në festa e do linim edhe një tjetër skuadër poshtë. Detyra jonë është të vendosim skuadrën në fushë, kemi lojtarë të mirë në të gjithë rolet, por raste të veçanta na penalizojnë veprimet si i Mensah. Ai është i ri, moseksperienca në penalizoi, por ai na ka ndihmuar në ndeshje të tjera. Mendoj se kjo sot duhet kaluar pa probleme.

Unë e di se çfarë lojtarësh kam, çfarë kapacitetesh kanë, vendosja bëhet në varësi të kundërshtarit. Nga kjo  nga kjo ndeshje dal me disa pengje, si rasti i Mensah por edhe një gol i anuluar dhe një penallti e paakorduar. Ne na pëlqen të vuajmë, na pëlqen kur kundërshtarët na vejnë në vështirësi. Por e theksoj edhe një herë, bëjmë metrat tonë, jemi skuadër solide e mirëvendosur dhe besoj se do të bëjmë mirë edhe në pjesën e mbetur të kampionatit, janë edhe 21 ndeshje. Për mua nuk ka asnjë prekje të goli i anuluar, habitem se si i marrin vendimet në VAR. Do doja ta shihja që të hiqja edhe unë dyshimet e mia. Por mund edhe të ketë kontakt, do të doja të shihja pamjet.

Në lidhje me merkaton, mund të them se nuk ka shumë zgjidhje janari, shumë alternativa. Por mendoj se do të bëjmë plotësimet tona si çdo skuadër besoj në Superiore. Pastaj do të vazhdojmë pjesën e mbetur të kampionatit”, u shpreh ndër të tjera, trajneri i korçarëve, Migen Memelli.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img