Tuesday, November 26, 2024

Trajneri i ri nis punën te Laçi për sfidën ndaj Vllaznisë

Lexo

Te Laçi kanë nisur nga puna për sfidën ndaj Vllaznisë që do të luhet këtë fundjavë në Shkodër. Pasi shkarkuan trajnerin Mirel Josa pak ditë më parë, drejtuesit kurbinas kanë gjetur menjëherë trajnerin e ri dhe i kanë besuar sërish stolin Shpëtim Duroës.

Tekniku kryeqytetas ka kryer stërvitjen e parë ditën e djeshme dhe ka nisur nga puna për ndeshjen ndaj Vllaznisë. Për momentin klubi nuk ka bërë ende zyrtare firmën me Duron, por një gjë e tillë pritet të bëhet në orët në vijim.

Duro do të nisë aventurën e dytë te Laçi në një përballje delikate ndaj Vllaznisë në transfertë, ndërsa do të ketë disa mungesa. Ingnjatovic mungon për shkak kartonash, Malota është në dyshim për shkak të një dëmtimi, ndërsa Zarubica dhe Van Dej janë të dëmtuar dhe nuk do të mund të luajnë ndaj Vllaznisë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img