Trajneri malazez Dejan Vukiçeviç, është trajneri i ri i Laçit. Shkarkimi i Dejan Vukiçeviç nga pankina e Laçit u bë 10 muaj më parë ndërsa autoritetet e klubit thanë asokohe se shkaku ishin rezultatet negative të javëve të para. Sidoqoftë, raportet e mira mes palëve, ruajtja e tyre, duket se ka shtyrë klubin bardhezi të rikthejë dhe njëherë Dejan Vukiçeviç në krye të stolit kurbinas. Për ta konfirmuar për ‘Sportiim.al’ ishte vetë zëdhënës presidenti i klubit Kleo Laska.
Laska ‘Junior’ tha: “Trajneri i ri? Vendosëm të rikthenim Dejan Vukiçeviç. Në praktikën tonë si klub, kemi bërë shpesh rikthime dhe disa herë na kanë shkuar mirë. Ndaj duke parë dhe ndërthurjen e futbollistëve të cilët janë kryesisht shqiptarë dhe ballkanas, i propozuam rikthimin trajnerit me të cilin punuam disa javë vjet”
Isuf Myrtaj