Sunday, November 24, 2024

Trajneri provizor i Dinamos, Erion Xhafa, falenderon lojtarët për fitoren ndaj Elbasanit: Erdhi në momentin e duhur!

Lexo

“Ky 3 pikësh është pak ta thuash, nuk kemi qenë të qetë gjatë javës punuam për anën psikologjike. Mund t’i falenderoj lojtarët, kanë qenë të gatshëm për gjithçka. Bravo, nuk mund të them më shumë për 3 pikëshin s’po flas fare. 

Gjatë gjithë kësaj jave, jam munduar të ndërhyj te ana psikologjike, ishte e rënduar. Kemi qenë një ekip i brishtë, e kemi vuajtur pjesën e topave prapa shpinës, krijova një skuadër të shkurtër. Kur rikuperonim topin, kërkova ndryshimin e krahëve, pa humbur durimin.

Kemi qenë një skuadër që kërkonim të luanim shumë shpejt vertikal dhe e dorëzonim topin shumë shpejt dhe kalonim nën presionin. Kërkova, durim administrim, për të tentuar më pas për të ndryshuar krahun e lojës. Na funksionoi edhe pjesa e Ditës, që u rreshtua si i tretë në qendër të mbrojtës. Iu krijuam probleme nga krahët.  Merita kryesore është e lojtarëve”, tha ndër të tjera për emisionin “Super Gol” në “RTSH Sport”, trajneri i komanduar i dinamovitëve, Erion Xhafa.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img