Paolo Vanoli i cili ishte pjesë e stafit të Antonio Kontes ku fitoi dhe titullin kampion me Interin ka lënë bashkëpunimin e tij të ngushtë me Antonio Konten për t’iu bashkuar zyrtarisht skuadrës së Spartak Moskë.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë klubi rus me anë të një komunikate zyrtare teksa sqarohet se ka firmosur një kontratë deri në përfundimin e sezonit futbollistik 2022/2023 me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit.
Tekniku 49-vjeçar është trajneri i tretë italian në historinë e klubit më të populluar të Rusisë, pas Nevio Skalës dhe Masimo Karrerës, ky i fundit fitoi dhe titullin kampion të sezonit 2016/2017.